Maraj: Vendimi i FBK-së për tifozët i dhimshëm

October 27, 2022
min lexim

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim më të cilin ndalon udhëtimet e tifozëve mysafirë për të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Ky vendim sipas FBK-së vjen me arsyetimin për të shmangur problemet e ndryshme ndërmjet tifo-grupeve.

Tani, rreth këtij vendimi të FBK-së ka reaguar edhe kryetari i Sigal Prishtinës, Burim Maraj, i cili tha se vendimi i sotshëm është i dhimbshëm për tifozët dhe basketbollin kosovar.

“Vendimi i sotshëm, i dhimbshëm për Prishtinën, për tifozët më të mirë në botë dhe për basketbollin kosovar. Me këtë vendim klubi më i madh dhe më i trofeshëm në vend dëmtohet më së shumti, kjo për arsye që Sigal Prishtina dhe Plisat kanë dëshmuar që një kohë tashmë që sporti dhe pasioni i tifozërisë tonë është përtej çdo niveli, kjo e pranuar edhe nga federatat ndërkombëtare!”, tha Maraj.

Po ashtu, Maraj bëri të ditur se tifo-grupi “Plisat” kishin planifikuar që të udhëtonin drejt Pejës për të dhuruar spektakël në tribuna, si dhe për të kaluar armiqësinë sepse mbi të gjitha në fund duhet të fitoj sporti.

“Sigal Prishtina dhe Plisat te dielën do të udhëtonin për në Pejë për të dhuruar spektakël dhe fitore të dyfishtë, në parket dhe ne tribuna! Kishim miratimin dhe pëlqimin e klubit të Pejës duke shpresuar që të krijojmë ura të reja bashkëpunimi dhe përmes spektaklit të fuqizojmë edhe më shumë basketbollin kosovar! Koha e armiqësisë së brishtë duhet tejkaluar dhe mbi gjitha të fitoi sporti e me këtë edhe rinia jone!”, tha Maraj.

Për fund, Maraj tha se ky vendim i FBK-së duhej të merrej pas konsultimit me të gjitha klubet e Superligës, si dhe me organet e rendit.

Mendoj që vendimi për këtë temë duhet të merrej në bashkëpunim me te gjitha klubet, e pse jo këtu të përfshihen edhe organet e rendit! Nëse ka frymë pozitive dhe vëllazërore mes tifozëve dhe klubeve te lejohen sipas dispozitave të përcaktuara në propozicionet e garave – nëse kërcënohet siguria e qytetarit tonë të vendoset bashkërisht për një vendim të mirë dhe pranueshëm për të gjithë. Deri atëherë, uroj që nga këto reagime të klubeve por edhe të adhurueseve të basketbollit, federata të reflekton dhe ta rishqyrton vendimin e marrë sot”, tha Maraj.

Ky vendim vlen vetëm për ndeshjet e organizuara nga klubet, e jo në ndeshjet dhe ngjarjet e organizuara nga FBK (si Superkupa, Final 8 e të tjera).

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbretëresha Letizia dhe Dukesha Meghan Markle kanë veshur funde të njëjta dhe kanë theksuar më të bukurën

Story i radhës

Gazment Bardhi paraqitet nesër në SPAK, për çfarë është thirrur

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë