Përfaqësuesja e Maqedonisë U-18 do të përballet me Sllovakinë, Portugalinë dhe Gjeorgjinë.
Selektori i Maqedonisë së Veriut U-18, Nexhat Shabani, ka publikuar listën e futbollistëve.
Maqedonia ndeshjen e parë do ta luajë kundër Sllovakisë më 25 mars me fillim nga ora 14:00. Më 27 mars do të përballemi me mikpritësin, Portugalinë në orën 17.00, dhe dy ditë më vonë është dueli me Gjeorgjinë në orën 11:00.
Ata do të tubohen me 21 mars, ndërsa stërvitjen e parë do të nisë në orën 14:00.
Nexhat Shabani për turneun ndërkombëtar ka ftuar këta lojtarë:
Portierët: Vasko Vasilev, Naum Angelov, Stefan Tasev;
Mbrojtja: Daniel Markovski, Borjan Poposki, Enis Buqi, Maksim Millosevski, Nikola Pavleski, Stefan Mladenovski, Mario Rickov, Sufijan Chajani;
Mesfusha: Martin Gjorgievski, Matej Angelov, Arbnor Murati, Leonid Tasov, Mateo Sofijanovski, Xhezair Avduli, Igor Janevski;
Sulmi: Dashmir Elezi, Besar Guxhufi, Mihail Talevski, Erion Shuku, Dimitar Trajkov.