Dasho: Ka vetëm një rrugë për të shpëtuar nga hajdutët dhe kusarët

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho ka reaguar pas arrestimit të ish-kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Boriso.

Në një postim në rrjetet sociale, Dasho akuzon politikanët shqiptarë, që sipas tij “nën rrogoz” bëjnë të gjithë përpjekjet për të vonuar dhe sabotuar antarësimin e Shqipërisë në BE.

Dasho thekson se shqiptarët e shohin BE si të vetmen mundësi për të shpëtuar nga hajdutët dhe kusarët që nuk kanë lënë pare pa vjedhur dhe i kanë zhytyr shqiptarët në varfëri.

“Një grup politikanësh të lartë bullgarë, përfshi ish-kryeministrin dhe një ish-ministër, arrestohen nga Kryeprokurorja Europiane, një nga simbolet e luftës kundër korrupsionit në Europën Lindore (kur ishte Kryeprokurore e Rumanisë).

Kur ndodhin ngjarje të tilla, kuptohet qartë se përse politikanët tanë bëjnë gjasme sikur kërkojnë antarësim në Bashkimin Europian, por nën rrogoz bëjnë të gjithë përpjekjet për të vonuar dhe sabotuar antarësimin.

Ndërkohë shqiptarët e shohin BE si të vetmen mundësi për të shpëtuar nga hajdutët dhe kusarët që nuk kanë lënë pare pa vjedhur dhe i kanë zhytyr shqiptarët në varfëri.

Sa më parë të shpëtojmë nga “patriotët” hipokritë dhe dashnorët e “reformave” të stisura në drejtësi!!!”-shkruan Erion Dasho.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Maqedonia e Veriut U-18 me disa shqiptarë ndeshet me Sllovakinë, Portugalinë dhe Gjeorgjinë

Story i radhës

Banorët i kërkojnë Ramës të mos ta shfuqizojë Planin Rregullues të “Kalabrisë”

Të fundit nga