Maqedonia e Veriut dhe Kosova nënshkruan Memorandum për zhvillim dhe promovim të turizmit

Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Lupço Janevski dhe kryetari i Unionit për Turizëm, Baki Hoti, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim midis dy vendeve, në drejtim për zhvillim dhe promovim të turizmit përmes aktiviteteve të përbashkëta dhe ofertave turistike, kumtoi APMT.

“Qëllimi i këtij Memorandumi është rritja e bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, me qëllim të zhvillimit të përbashkët të sektorit turistik dhe investimeve të reja në turizëm. Dy palët janë të mendimit për koordinim dhe bashkëpunim të aktiviteteve të ndërsjella lidhur me promovimin dhe nxitjen e grupeve turistike që t’i vizitojnë dy vendet, me qëllim të rritjes së turizmit. Ajo që është me rëndësi për zhvillimin e rajonit është bashkëpunimi dhe implementimi i projekteve të përbashkëta, me çka destinacionet do të bëhen më konkrete në treg dhe dukshmëria e tyre në hartën turistike do të rritet me oferta atraktive”, deklaroi drejtori i APMT-së, Janevski.

Siç theksohet në kumtesë, Janevski së bashku me përfaqësuesit e industrisë është për vizitë njëditore në panairin internacional turistik në Prishtinë.

“Kosovo International Tourism Fair”- (KITF) organizohet për herë të parë dhe ka për qëllim t’i lidhë punonjësit rajonalë turistikë dhe sektorin e biznesit. Panairi është në organizim të asociacionit turistik “Unioni për Turizëm i Kosovës” me të cilin Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit ka vendosur bashkëpunim për këmbim të përvojave të përbashkëta të cilat janë në interes për zhvillimin e turizmit.

“Prishtina sot dhe nesër është nikoqire e ngjarjes, dedikuar turizmit, në të cilin vendet rajonale i prezantojnë potencialet e tyre turistike dhe mundësitë për këmbim turistik dhe investimet në këtë sektor. Hapen mundësi të reja për rritjen e numrit të turistëve, krijimin e rrjetit të kontakteve afariste dhe predispozita për rritjen e bashkëpunimit ekonomik të rajonit”, kumtuan nga APMT.

Story i mëparshëm

Taravari ia kalon Kasamit, kontrata milionëshe për punësime të përkohshme!

Story i radhës

Kasami i jep “BESËN” VMRO-së për bllokimin e Kuvendit

Të fundit nga