Maqedonia e Veriut dënon veprimet ruse në Ukrainë

February 23, 2022
1 minut lexim

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut, dënuan vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për njohjen e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore, si shtete të pavarura.

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, shkroi në rrjetin Twitter se “akti i këtillë paraqet sulm të drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Ukrainës dhe shkelje të marrëveshjeve të Minskut si dhe të vendimeve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 2015”.

“Së bashku me aleatët e NATO-s bëjmë thirrje për zgjidhjen e konfliktit përmes rrugëve diplomatike”, shkroi kryeministri Kovaçevski.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u shpreh ngjashëm duke thënë se akti i tillë paraqet shkelje të rëndë të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Ukrainës.

Ministri Osmani ka biseduar në telefon me Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Helga Schmid, së cilës i ka shprehur gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut si vend i Trojkës së OSBE-së për të ndihmuar shtensionimin e gjendjes përmes përpjekjeve diplomatike.

Vlerësohet se disa dhjetëra shtetas të Maqedonisë së Veriut ndodhen me punë në Ukrainë dhe autoritetet në Shkup u kanë bërë thirrje që të kthehen në shtëpi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moti për dy ditë

Story i radhës

Bitcoin’s and Ethereum’s Downtrend on Pause, LUNA and HBAR Rally

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë