Maqedoni: Nesër do të vendoset për skriningun e nxënësve nëpër shkolla

January 31, 2022
1 minut lexim

“Në mbledhjen e nesërme të Komisionit për Sëmundje Infektive do të vendoset rreth skriningut të nxënësve nëpër shkolla”,

Kështu njoftoi sot ministri i shëndetësisë Bekim Sali, sipas të cilit skriningu do të zhvillohet nga Qendrat e Shëndetit Publik të cilat e udhëheqin evidencën e të gjitha rasteve pozitive.

“Një nga pikat në mbledhjen e nesërme të Komisionit për Sëmundje Infektive do të jetë edhe skriningu i nxënësve. Nesër do të vendoset se si dhe kur do të filloj skriningu. Javën e parë është shumë e rëndësishme që reagojmë shpejtë në rast se ka nevojë për marrjen e masave plotësuese”, tha Sali.

Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë me prezencë fizike. Fillimi i gjysmë-vjetorit u prolongua për dy javë për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi – Koundouros: Greqia përkrahëse e fuqishme e çeljes së bisedimeve të RMV-së me Bashkimin Europian

Story i radhës

Скопјани веќе ја користат Канцеларијата за помош и брза реакција за решавање на проблемите, вели Арсовска

Të fundit nga

ShkoLartë