Grubi – Koundouros: Greqia përkrahëse e fuqishme e çeljes së bisedimeve të RMV-së me Bashkimin Europian

min lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim ambasadorin grek në Shkup, z. Roussos Koundouros.

Ambasadori Koundouros dhe zëvendëskryeministri i parë Grubi u pajtuan se tashmë janë krijuar kushte të mira në drejtim të përmirësimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si në fushën e energjetikës dhe ekonomisë gjithashtu edhe në të gjitha sferat tjera që janë me rëndësi dhe në të mirën e qytetarëve të të dyja vendeve.

Më tej, ambasadori Koundouros i përcolli zëvendëskryeministrit të parë Grubi përkrahjen e fuqishme të shtetit grek sa i takon tejkalimit të kontestit me Republikën e Bullgarisë si dhe fillimin sa më parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Grubi dhe Koundouros, gjatë takimit vlerësuan se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një kontribut shtesë për stabilitetin rajonal dhe një mundësi shtesë për zbatimin e standardeve europiane, e me këtë edhe zhvillimin e gjithë rajonit.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori Koundouros bashkë konstatuan se zgjidhja e kontestit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, hapi mundësi të mëdha për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në këtë takim u diskutua edhe rreth zhvillimeve rajonale, në veçanti kontestet në Balkanin Perëndimor.

Grubi dhe Koundouros në fund të këtij takimi bashkë konstatuan se Maqedonia e Veriut dhe Greqia, përmes miqësisë dypalëshe tashmë po promovojnë stabilitet në gjithë Ballkanin Perëndimor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vlorë/ Tre shoferë të arrestuar, 74 leje drejtimi të pezulluara dhe 764 gjoba të vendosura

Story i radhës

Maqedoni: Nesër do të vendoset për skriningun e nxënësve nëpër shkolla

Të fundit nga