maqedoni inspektori per mbrojtjen e kafsheve merr pjese ne festen ku keqtrajtohen nje qengj 61ffbd8a3187d

Maqedoni/Inspektori për mbrojtjen e kafshëve merr pjesë në festën ku keqtrajtohen një qengj

February 6, 2022
1 minut lexim
screenshot 83

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi” në rrjetet sociale ka publikuar një video ku shihen disa meshkuj duke festuar mbi një qengj të gjallë të lidhur mbi një tavolinë, përcjell TV21. Nga “Anima Mundi” thonë se në festë është i pranishëm edhe një inspektor nga Berova, i cili është i punësuar në Njësinë rajonale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Berovë, në repartin për mbrojtjen e mirëqenies së kafshëve.

“Në cilën shoqëri normale një inspektor për mbrojtje të kafshëve bëhet bashkëpunëtor në ngacmimin e tyre, duke shkaktuar stres, vuajtje të panevojshme? Kërkojmë që menjëherë të inicohet një procedurë disiplinore nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ndaj inspektorit nga Berova dhe të largohet përgjithmonë nga kryerja e detyrës zyrtare në këtë institucion”, thonë nga “Anima Mundi”.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë dënuar veprën e inspektorit, ndërkaq thonë se i njëjti është ftuar për bisedë dhe se kundër tij do të merren masat e nevojshme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

afera e incineratoreve berisha ne durres lul brava eshte bashkeaksioner me zoton 61ffbcc46c506
Story i mëparshëm

Afera e incineratorëve, Berisha: Në Durrës Lul Brava është bashkëaksioner me Zoton

mpb maqedoni nje i punesuar ne poste nga nje i ndjere ka pervetesuar 220 000 denare 61ffbd8e2d8b8
Story i radhës

MPB-Maqedoni: Një i punësuar në “Postë” nga një i ndjerë ka përvetësuar 220.000 denarë

Të fundit nga

ShkoLartë