Maqedoni, i riu vritet me thikë pas përleshjes mes dy familjeve

1 minut lexim

Një 22-vjeçar mbrëmjen e djeshme është vrarë pas një përleshje mes dy famiëjeve në Strumicë, përcjell TV21. Ngjarja ka ndodhur në të ashtuquajturën Lagja turke në rrugën “Betoveni”. Nga përleshja është janë plagosur edhe dy gra dhe një 16-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtoresha e spitalit të Strumicës, Katerina Kuzmanovska, e cila shtoi se 22-vjeçari ishte sjellë në spital pa shenja jete dhe i therur, ndërsa personat tjerë janë jashtë rrezikut për jetë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e SPB-Strumicë, Aleksandra Trajanova, ndërsa më tepër informacione pritet të jepen gjatë ditës së sotme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Chelsea pas sulmuesit të Burnley-t

Story i radhës

Grubi: Propozimi francez s’është më i miri, por më të mirë asnjëherë nuk do të marrim

Të fundit nga