Chelsea pas sulmuesit të Burnley-t

Burnley nuk është më pjesë e Premier Leagues.

Por, ylli i kësaj skuadre Maxwel Cornet duket së sërish do të luajë në elitën e futbollit anglez.

Mediet britanike raportojnë se Chelsea është e interesuar për 25-vjeçarin, i cili pavarësisht së Burnley ra nga Premier League, kishte shfaqur performancë të mirë duke ndezur interesimin e disa klubeve të mëdha elitare në ishull.

‘Blutë’ e Londrës thuhet së dëshirojnë ta kenë në skuadër Cornet për sezonin e ri.

Madje, siç raportohet, tashmë londinezët po bëjnë gati ofertën në adresë te Burnleyt për Cornet, klauzola e lirimit është 15 milionë funte.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të shtëna me armë në Elbasan, dalin detajet e para

Story i radhës

Maqedoni, i riu vritet me thikë pas përleshjes mes dy familjeve

Të fundit nga