Maqedoni: Caktohet seanca për shfuqizimin e “Qeverisë së Përzhinos”

Për më 10 shkurt 2022 është caktuar seanca plenare e 62-të me radhë ku në rend dite është edhe Ligji për ndryshimin e ligjit për Qeveri.

Ndryshimet e këtij ligji kanë të bëjnë me shfuqizimin e Qeverisë teknike e cila doli nga Marrëveshja e Përzhinës, ndryshime këto që kërkohen nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

Kujtojmë se në seancë plenare të fundit deputetët opozitarë kritikuan kryeparlamentarin Talat Xhaferi se pse nuk e kishte futur në rend dite edhe këtë Ligj, ai tha se ende përkthehet nga shërbimet.

Xhaferi gjithashtu kërkoi që për këto ndryshime duhet të ketë konsensus nga të gjitha partitë. Ndërkohë këto të fundit kanë shprehur gatishmëri për të hequr “Qeverinë e Përzhinos”, e cila sipas ligjit aktual, formohet 100 para zgjedhjeve kuvendare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

KEDS: Të shtunën nuk do të ketë rrymë në këto vende

Story i radhës

Градот „врие“ од полиција, се казнува овој сообраќаен прекршок

Të fundit nga