Sipas Regjistrimit të vitit 2021, popullsia e përgjithshme rezidente e moshës 15 vjeç e më tepër, sipas statusit martesor, 23,8 për qind janë të pamartuar/pamartuara, 65,3 për qind janë të martuar/të martuara, 7,2 për qind janë vejanë/vejane dhe 1,6 për qind janë të divorcuar.
Janë regjistruar edhe tre raste të vejanëve/të vejave dhe 13 raste të të divorcuarve në grupmoshën 15-19 vjeç.
Në totalin e popullsisë rezidente të moshës 15 vjeç e më shumë, 98,4 për qind jetojnë në bashkësi martesore, ndërsa 1,6 për qind në bashkësi jashtëmartesore, thuhet në grupin e ri të të dhënave nga regjistrimi i publikuar sot nga ESHS, e i referohen gjendjes martesore të popullsisë, numrit të lindjeve dhe migrimeve brenda vendit.
Nga popullata e përgjithshme rezidente, 81,1 për qind deklaruan se nuk u shpërngulën (popullsia autoktone), dhe 11,7 për qind se u zhvendosën në vendbanimet e zakonshme.
Sipas vendlindjes, 90 për qind e popullsisë së përgjithshme rezidente kanë lindur në Republikën e Maqedonisë së Veriut.