Manja-opozitës: Ju doni të sabotoni procesin e negociatave me BE-në

December 5, 2024
1 minut lexim

Sipas ministrit Ulsi Manja, reagimi i ashpër i opozitës për projektligjin e PS-së vjen me synimin për të sabotuar procesin e negociatave me BE-në. Ai e tha me bindje se socialistët do jenë prapë në qeveri pas Majit 2025. Shtoi se nisma për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje është e përfshirë në direktivat e Bashkimit Evropian.

“Tani, është e kuptueshme që ju jeni kundër edhe për faljen e gjobave, por edhe për të sabotuar procesin e integrimit, i keni sa për konsum politik. Zonja Tabaku ti duhet t’i përgjigjesh zonjës Çupi për ligjin për të dhënat personale.

Është një ligj që ka 3 vjet në diskutim dhe është i pari ligj që do votohet, është përafrim i plotë me rregulloren e BE-së. Ajo falje gjobash është në direktivën e BE-së.

Është e kuptueshme që nuk ju vjen mirë, ne do rrimë këtu ku jemi edhe pas Majit 2025. Shqiptarët e dinë se kush punon për integrimin e kush është kundër. Edhe dje keni marrë përsipër të dezinformoni për të bllokuar një ligj të rëndësishëm. Ju doni të sabotoni procesin e negociatave për kapitullin 23!”, deklaroi Manja.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shtyhet seanca e rigjykimit ndaj ish-policëve, të cilët akuzohen për marrje ryshfeti

Story i radhës

Miliarderi dhe astronauti privat Jared Isaacman nominohet për drejtimin e NASA

Të fundit nga

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë