Manchester Unitedi jep Rashfordin për de Jongun

1 minut lexim

Manchester United e ka vullnetin që ta përfshijë edhe një yll të klubit të vet në ofertën për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.

Sipas raportimeve nga Fichajes, Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta fusin Marcus Rashfordin në ofertën për transferimin e de Jongut.

Mesfushori i Holandës duket të jetë caku kryesor gjatë verës, pas ardhjes në “Old Trafford” të ish-trajnerit të tij te Ajaksi, Erik ten Hag.

Edhe de Jongu te katalunasit por edhe Rashfordi te Unitedi nuk janë në momentet e tyre më të mira, andaj një shkëmbim mund të rezultonte i mirëpritur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Regjistrohet tërmet i ri në Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Çfarë ndodhi, Samiu largohet papritur nga studioja e Për’puthen

Të fundit nga