psg po planifikon transferimin e yllit te interit per ta perforcuar sulmin 671356870ff10

PSG po planifikon transferimin e yllit të Interit për ta përforcuar sulmin

October 19, 2024
1 minut lexim

Një raportim nga Italia sugjeron se Paris Saint-Germaini është i interesuar për të nënshkruar me Marcus Thuram, por sulmuesi nuk do të përpiqet ta sforcojë largimin nga Interi edhe për 80 milionë euro.

27-vjeçari ka pasur një fillim fantastik këtë sezon, duke shënuar shtatë gola në po aq ndeshje në Serie A, teksa ka edhe tri asistime.

Këto shifra e vendosin atë në krye të listës për Capocannoniere së bashku me sulmuesin e Atalantas, Mateo Retegui.

Siç raporton Calciomercato, kjo gjithashtu ka lejuar Thuramin që të kap syrin e PSG-së për verën e ardhshme.

Një shitje e mundshme e tij do të ishte një fitim i pastër për ‘Nerazzurrët’, sepse ai u transferua atje si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Borussia Monchengladbach në qershor të vitit të kaluar.

Teksa reprezentuesi francez nuk do të ishte kundër idesë së transferimit tek PSG-ja, i njëjti raportim insiston se ai nuk e ka për qëllim që ta sforcojë largimin e tij dhe është më se i lumtur të mbetet pjesë e ekipit.

Thuram ka një kontratë me Interin e cila skadon në qershor të vitit 2028.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

zbulimi shkencor mundesia per te ngadalesuar plakjen dhe prodhimin e lekures artificiale 671355d2b6768
Story i mëparshëm

Zbulimi shkencor: Mundësia për të ngadalësuar plakjen dhe prodhimin e lëkurës artificiale?

blerja e banesave kadrija ose do te bien cmimet ose biznesi i ndertimit do te ngulfatet 67135f3558947
Story i radhës

Blerja e banesave, Kadrija: Ose do të bien çmimet, ose biznesi i ndërtimit do të ngulfatet

Të fundit nga

​Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit

18 prilli njihet si Dita evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Dita
ShkoLartë