Manchester United nuk do të shesë më fanella online të Greenwood, kurse Nike e ka ndërprerë marrëveshjen me anglezin pas akuzave ndaj tij për dhunim kohëve të fundit.
Manchester United nuk do të shesë më fanella online të Mason Greenwood kurse Nike ka lajmëruar sot se ata i kanë dhënë fund marrëveshjes me sulmuesin pas “akuzave për dhunim” që janë bërë ndaj anglezit.
20 vjeçari është suspenduar nga United të dielën pasi që më 30 janar u shfaqën disa imazhe dhe një incizim më zë, e të cilat vërshuan nëpër rrjetet sociale.
Policia e Manchester, po ashtu, ka konfirmuar që një burrë rreth të 20-ve është arrestuar nën dyshimet për dhunim dhe sulm.
Shitja e fanellave të Greenwood, ndërpritet online
Fanellat e Greenwood janë larguar nga shitorja e klubit online pas këtyre akuzave.
Klientët aktualisht nuk mund të zgjedhin fanellë me emrin e lojtarit 20 vjeçar si një opsion për këto produkte dhe ai nuk është më në listën zyrtare online të lojtarëve në shitoren në klub.
Një kërkim për emrin e tij në faqe rezultati ju shfaqën “kërkimi i juaj për Mason Greenwood nuk parkon me ndonjë produkt”.
United po ashtu i ka ofruar mundësi tifozëve për të ndërruar çdo fanellë me emrin e Greenwood nëse ata dëshirojnë.
Deklarata e Nike
“Mason Greenwood nuk është më sportist i Nike”, ka thënë një zëdhënës i gjigantit te veshjeve sportive Nike.
Për këtë ka reaguar edhe Manchester United,.
“Ne jemi të vetëdijshëm për imazhin dhe akuzat që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale”, ka thënë klubi i Premier Ligës të dielën.
“Ne nuk do të komentojmë më derisa të zbardhën faktet. Manchester United nuk e fal asnjë lloj dhune”.
“Mason Greenwood nuk do të rikthehet në stërvitje apo të luajë në ndonjë ndeshje deri në njoftim tjetër të radhës”.