Manchester United ka gati kontratën për Erik ten Hag

1 minut lexim

‘Djajtë e Kuq’ do të bëhen me trajner të ri dhe tashmë dihet edhe emri.

Manchester United kanë mbyllur marrëveshjen dhe kanë gati kontratën për trajnerin holandez, Erik ten Hag.

Të hënën e kaluar raportohej për një arritje të marrëveshjes mes palëve, kurse njoftimi zyrtar pritet të bëhet së shpejti.

Edhe Manchester United edhe Erik ten Hag janë duke pritur dritën e gjelbër për të zyrtarizuar marrëveshjen e tyre.

Në kuadër të marrëveshjes, Ten Hag do të marrë me vete edhe dikë për stafin e trajnerëve.

Bëhet fjalë për Mitchell van der Gaag, i cili do t’i bashkohet kolegut të tij në ‘Old Trafford’.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryeministrja e Danimarkës dhe ai i Spanjës do të takohen sot me Zelensky

Story i radhës

VMRO-DPMNE: Qeveria po bën presion mbi mësuesit

Të fundit nga