Manchester United thuhet se është gati të paguajë shumë për transferimin e mundshëm të portierit të Atletico Madrid, Jan Oblak.
“Djajtë e Kuq” tashmë kanë numrin një të klasit botëror, David de Gea, por duket se nuk po përjashtojnë mundësinë e përforcimit sërish në pozicion në të ardhmen e afërt.
Sipas “Todo Fichajes”, Man Utd mbetet i etur për Oblak dhe mund të jetë gati të paguajë deri në 80 milionë euro për të sjellë sllovenin në “Old Trafford”.
Oblak është një nga portierët më të mirë në futbollin botëror, kështu që ndoshta ia vlen të provohet të sillet si zëvendësues për De Gea në të ardhmen e afërt, edhe nëse spanjolli mbetet një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për klubin për momentin.
Man United do të shikojë nga afër Oblak sonte kur Atletico Madrid të vizitojë për ndeshjen e madhe të kësaj mbrëmje në Ligën e Kampionëve.
Oblak me siguri do të jetë një lojtar kyç për skuadrën e Diego Simeones nëse do të kenë ndonjë shans për të kaluar në raundin tjetër./