Manchester United e pranon më në fund se Ronaldo do të largohet

1 minut lexim

Manchester United raportohet se është pajtuar se Cristiano Ronaldo të largohet në afatin kalimtar të kësaj vere.

Ditë më parë është raportuar se sulmuesi portugez ka kërkuar largimin dhe klubi nuk pritet që ta pengojë.

Sipas “The Sun”, Manchester United ka pranuar se Ronaldo do të largohet, pasi nuk mund ta mbajnë atë kundër vullnetit të tij.

“Djajtë e Kuq” thuhet se kështu duan të shmangin një sagë të gjatë lidhur me largimin e tij.

Edhe trajneri, Erik ten Hag, tashmë është në dijeni se Ronaldo do të largohet në “Old Trafford”, pavarësisht se ai dëshironte që 37-vjeçari të qëndronte.

Megjithatë, pas bisedimeve me bordin, ten Hag tani pranon se do të duhet të planifikojë për të ardhmen pa pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se cili do të jetë destinacioni i radhës i Ronaldos, i cili është i lidhur ngushtë me një kalim te Chelsea.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e enjte 7 korrik 2022

Story i radhës

Bëni që mendja të udhëtojë me ritmin e verës

Të fundit nga