Manchester City dëshiron që me çdo kusht Bernardo Silva të qëndrojë në ‘Etihad’.
Thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë në lidhje me të ardhmen e Bernardos te Manchester City.
Barcelona dhe PSG janë lidhur shumë me afrimet për 28-vjeçarin edhe pse, duket se ai do të qëndrojë në ‘Etihad’ – të paktën në afat të shkurtër.
Ai shihet si një anëtar kyç i skuadrës në Mançester dhe ata do t`i ofrojnë portugezit një kontratë të re afatgjate për të paralajmëruar njëherë e përgjithmonë çdo kërkues të mundshëm.
‘Daily Star’ që pretendon se Pep Guardiola dhe drejtuesit e klubit janë të gatshëm të dyfishojnë kontratën e Silvës prej 150,000 £ në javë.
Mbetet të shihet nëse mesfushori do të pranojë ofertën e kampionit anglez.