Manaj shënoi gol por që nuk i shërbeu skuadrës së tij në Kroaci

Arb Manaj shënoi një gol të bukur sot në kampionatin kroat, por që nuk i shërbeu skuadrës së tij të merrte pikë.

Slaven Belupo humbi 3:1 në transfertën kundër Shibenik. Ishte minuta e 73’ kur Manaj realizoi golin e vetëm të Belupos.

Sulmuesi dardan ishte futur në fushë vetëm gjashtë minuta më parë.

24-vjeçari nga Klina, mori një asist nga Arbër Hoxha, shqiptari tjetër i Belupos, dribloi portierin dhe dërgoi topin në rrjetë.

Ky ishte goli i parë sezonal në HNL për Arb Manajn, i cili po luan sezonin e parë në elitën e futbollit kroat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë është ‘Cancel Culture’, termi që u has shpesh pas videos së Megi Pojanit në varreza?

Story i radhës

Departamenti i Shtetit Amerikan: Lideri i opozitës së Venezuelës mbërrin në SHBA

Të fundit nga