Manaj nuk pranon ofertën e Spezias për të ulur rrogën

June 8, 2022
1 minut lexim

Rei Manaj ka marrë gjithë kohën e nevojshme për të vendosur qetësisht të ardhmen e tij.

Sulmuesi shqiptar ishte një nga pikat kyçe të sigurimit të qendrimit në Serie A për Spezian, ndërsa vetë ai ka pohuar se do i pëlqentë të vijonte edhe një tjetër sezon në këtë skuadër. Por duket se marrëveshja duhet të vijë sipas kushteve të tij.

Sipas raportimeve të ardhura nga Italia, Manaj ka refuzuar ofertën e Specias për të shpërndarë pagën e tij në dy sezone.

Rroga e lartë e tij është një problem për klubin nga Liguria, prandaj akordi duket gjithnjë e më larg. “Il Secolo XIX” tregon se agjenti i 25-vjeçarit do të takohet së shpejti me drejtuesit e Barcelonës për të zgjatur kontratën që përfundon në verën e 2023-shit.

Për Manajn nuk mungojnë interesimet nga klubet e tjera, teksa ekipe nga Serie A, por edhe nga kampionate të huaja elitare në Europë dëshirojnë shërbimet e tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Don Xhoni shfaq jetën e tij luksoze në Drenicë

Story i radhës

Gattuso pret me padurim të sfidojë Ancelottin

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë