Reperi i njohur Noizy ka folur sot rreth bashkëpunimeve që ka pasur me këngëtarë të njohur shqiptarë dhe të huaj.
Moderatori i njohur, Isli Islami, e pyeti atë për bashkëpunimin më të mirë që ka realizuar dhe reperi u shpreh:
“Mua më pëlqejnë këngët e mia deri në momente kur bëhen publike, sepse nuk më përkasin mua, i përkasin të gjithëve. Nëse kënga nuk do të më pëlqente, që bëj me kolegët e mi, nuk do e vazhdoja. Nuk mund të zgjedh se kush është deri më tani i preferuari”.
Ndërkohë pak ditë më parë mamaja e reperit i kërkoi publikisht atij, në formë shakaje, që të gjejë një nuse. Duke folur për kërkesën e të ëmës, Noizy sqaroi edhe arsyet se pse është beqar, duke theksuar se “nuk ka kohë” për një romancë.
“Ideja është që personi që do kem në krah duhet ti kushtoj kohë vëmendje dhe dashuri dhe për momentin nuk e kam atë luks, nuk i kushtoj dot kohë. Jam bërë i huaj edhe në shtëpi, merrem me shoqëri, me bizneset. Kohën e kam gjënë më të çmuar që s’e kam”, tha reperi i njohur.