Deri më tani, udhëtarëve të huaj u është lejuar hyrja në Maltë vetëm nëse kishin një certifikatë të vlefshme vaksinimi ndërsa tani edhe turistët që udhëtojnë për në Maltë nga një vend në listën e kuqe do të lejohen të hyjnë me një test negativ PCR të marrë deri në 72 orë para mbërritjes ose një certifikatë të njohur rikuperimi nga Covid-19 që nuk mund të më i vjetër se 180 ditë.
Përveç vendosjes për të lehtësuar rregullat e hyrjes për udhëtarët që vijnë, Malta do të heqë gjithashtu nga e hëna edhe disa nga kufizimet në vend ndaj Covid-19. Udhëtarëve dhe qytetarëve malteze nuk do t’u kërkohet më të paraqesin një certifikatë të vlefshme vaksinimi kur hyjnë në ambiente publike.
Vendimi i Maltës për të lehtësuar rregullat e hyrjes dhe kufizimet kombëtare vjen pas shkallës së ulët të infeksionit brenda vendit dhe përmirësimit të situatës së Covid-19.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Malta ka regjistruar 4,497 raste të reja të infektimit me Covid-19 në shtatë ditët e fundit.
Sa i përket shkallës së vaksinimit, shifrat e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tregojnë se Malta ka administruar gjithsej 1,203,898 doza vaksinash deri më tani.
94,0 për qind e të gjithë popullsisë së rritur në Maltë ka përfunduar vaksinimin parësor dhe 79,4 për qind e tjera kanë marrë një dozë shtesë vaksine.