FC Malisheva po vazhdon të përgatitet për edicionin e ri në Superligën e Kosovës.
Klubi ka zyrtarizuar një tjetër transferim në afatin kalimtar veror.
Drilon Hazrollaj është rikthyer te Malisheva pas aventurës së tij te Ramiz Sadiku në Ligën e Parë.
18-vjeçari luan në pozitën e sulmuesit të djathtë.
Hazrollaj është transferimi i tetë i Malishevës në merkaton verore.