Maldini shtyn bisedimet për në qershor

April 27, 2022
1 minut lexim

Rafael Leao është padyshim një nga titullarët dhe futbollistët më të spikatur te Milani këtë sezon dhe ky fakt nuk mund të kalojë pa u vënë re nga klubet e mëdha europiane, të cilat janë gati të rrëmbejnë portugezin.

Siç raportojnë media pranë klubit kuqezi, menaxheri i sulmuesit ka marrë një ofertë mjaft të rëndësishme nga një klub anglez, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, megjithatë Maldini ka shtyrë bisedimet për në fund të sezonit.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije, se oferta për Leaon është ajo e një kontrate 5-vjeçare me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon, thuajse dy herë më shumë sesa merr aktualisht te kuqezinjtë.

Natyrisht te Milani do të donin ta mbanin ende portugezin, që është shumë i ri dhe me një marzh të lartë përmirësimi, por në rast të një oferte prej 60-70 milionë eurosh, do të hiqnin dorë me kënaqësi, pasi me ato para mund të investojnë për të afruar 2-3 futbollistë të tjerë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Digju flakë me projektin më të ri nga Annella

Story i radhës

FRD mbledh Kryesinë: Procesi për Presidentin duhet të bëhet me pjesëmarrjen e të gjithë palëve politike

Të fundit nga

ShkoLartë