maksuti kushtetuta nuk eshte dokument i shenjte 64e17a38d5549

Maksuti: Kushtetuta nuk është dokument i shenjtë!

August 20, 2023
min lexim

Deklarata e Pavarësisë së vendit u miratua më 25 janar të vitit 1991 nga parlamenti i parë shumëpartiak. Një hap i rëndësishëm për shtetin ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor të vitit 1991. Që nga ajo kohë, respektivisht për 32 vjet, akti më i lartë juridik ka pësuar tetë herë ndryshime dhe është plotësuar me 36 amandamente.

Për nga numri i amandamenteve, më tepër janë miratuar pas marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001, kur kushtetuta u plotësua me 15 amandamente. Pasojnë 11 amandamentet e vitit 2005 për ndryshimet në sistemin gjyqësor, 4 amandamentet në vitin 2019 që u parapanë me marrëveshjen e Prespës dhe pesë hera tjera në vitin 1992, 1998, 2003, 2009, 2011 ku kushtetuta u ndryshua me 1 ose 2 amandamente. Ndërkohë në procedurë parlamentare për të nëntën herë ka hyrë propozimi qeveritar për ndryshim të kushtetutës, që kërkon futjen e bullgarëve dhe disa pakicave të tjera në preambulë.

Profesori i së drejtës kushtetuese Mersim Maksuti, thotë se ndryshimi i kushtetutës është proces dhe praktikë demokratike, por megjithatë sipas tij, nuk duhet të hapet shpesh dhe të zhvishet nga parimi i ngurtësisë.

“Ndryshimi i kushtetutës por edhe i kushtetutave në tërësi në praktikën e shteteve parlamentare demokratike në botë, nuk është një fenomen që duhet të ndodhë shpesh, madje në teori dhe shkencë njihet: “rigjiditeti kushtetues” që do të thotë, në një vend me demokraci duhet t’a kemi ngurtësinë e kushtetutës. Në një vend demkoratik, kushtetuta duhet të jetë e ngurtë, nuk duhet të ndryshohet, shpesh, lehtë, prandaj jo rastësisht procedura e ndryshimit të saj është bë me 2/3, që kërkon një konsensus më të gjërë politik brenda parlamentit”- tha për TVM2, profesori universitar, Mersim Maksuti, përcjell PRESSonline.al

Ndërkohë, ndryshimet kushtetuese aktuale që gjenden në kuvend, Maksuti i quan të nevojshme dhe të patjetërsueshme për të ardhmen e vendit.

“Në anën tjetër nuk do të thotë se kushtetuta është dokument i shenjtë që nuk ndryshohet asnjëherë. Jo. Edhe këto ndryshime që i kemi sot të kushtetutës janë si rezultat i nevojës, i debllokimit në rastin tonë të procesit të integrimit në rrugën drejt BE-së.” – shpreh për TVM2 – Maksuti, pëecjell PRESSonline.al

Ndryshe, debati për ndryshimet kushtetuese ka filluar dhe zgjatë 10 ditë pune, ndërsa votimi mund të prolongohet deri në sigurimin e 80 votave të nevojshme, ka thënë disa herë, kreu i kuvendit Talat Xhaferi.

MARKETING

RENT A CAR

maqedoni rreth 90 000 persona marrin pensionin me te ulet qe nuk kalon 12 mije denare 64e15e16c5907
Story i mëparshëm

Maqedoni, rreth 90.000 persona marrin pensionin më të ulët, që nuk kalon 12 mijë denarë

mariciq sa me gjate te presim do te hapen ceshtje me te medha dhe do ta forcojne poziten e bullgarise 64e18aa069b41
Story i radhës

Mariçiq: Sa më gjatë të presim do të hapen çështje më të mëdha dhe do ta forcojnë pozitën e Bullgarisë

Të fundit nga

Pedro Pascal befason Ana De Armas

Mbrëmja e premierës së shumëpritur të filmit Ballerina në Mbretërinë e Bashkuar u kthye në një moment të paharrueshëm për fansat dhe aktoren kryesore, Ana De Armas, kur aktori i njohur Pedro
ShkoLartë