Makinat bllokohen në trafik pas urbanëve, shkak mungesa e “xhepave” në stacione

February 6, 2022
1 minut lexim

Mungesa e hapësirave për ndalimin e urbanëve në stacione bllokon rregullisht trafikun në rrugët e kryeqytetit. Urbanët detyrohen të ndalojnë në rrugë për të marrë pasagjerët duke lënë me dhjetëra makina në pritje. Pavarësisht se kjo problematikë vijon prej kohësh, Bashkia e Tiranës nuk ka marrë asnjë masë për krijimin e këtyre hapësirave në stacione.

Një ndër arsyet e krijimit të trafikut në rrugët e Tiranës është edhe mungesa e hapësirave në stacione, autobusët detyrohen të ndalojnë në mes të rrugës duke krijuar një varg makinash nga pas.

Në një vëzhgim në stacionet e urbanëve të kryer nga RTV Ora, rezulton se mungesa e hapësirave për ndalimin e urbanëve shkakton trafik në rrugët e kryeqytetit.

Urbanët janë të detyruar të ndalojnë në mes të rrugës për të marrë pasagjerët.

Për këtë arsye dhjetëra makina bllokohen pas urbanëve gjatë ndalesave të tyre në stacione.

“Është e bezdisshme, të bllokon dhe duhet të presim të kalojnë autobusët pastaj të kalojmë ne.”

“E bezdisshme është, duhet të ketë krahun e vet ai, mos të futet mos e pres unë. Më bezdis fakti që duhet ta pres.”

“Duhet të vendoset një polic në kryqëzim që tya rregullojë këtë problem.”  

Edhe pse kjo problematikë vijon prej kohësh ajo që bie në sy është neglizhenca e bashkisë së Tiranës për të marrë masa për krijimin e parkimeve të posaçme në shumicën e stacioneve të kryeqytetit të cilat janë pa to.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rosella Sensi: Roma ka qenë gjithmonë e penalizuar, episode të paqarta

Story i radhës

Ministria e Drejtësisë në Maqedoni tërhiqet: “Mendimi negativ” nuk do të jetë fyerje

Të fundit nga

ShkoLartë