Rosella Sensi: Roma ka qenë gjithmonë e penalizuar, episode të paqarta

Roma dhe Mourinho të zemëruar për episodet e arbitrazhit që po komprometojnë sezonin e klubit të Romës.

Edhe sot trajneri portugez ka dalë fort kundër drejtimit të garës, me shprehjen “Romët janë të vegjël në sytë e pushtetit”.

Ish-presidentja e Romës Rosella Sensi ka komentuar në rrjetet sociale momentin e vështirë që po përjeton skuadra me arbitrat dhe situatat e paqarta këtë sezon:

“Nga jashtë mund të duket e ekzagjeruar, por kur je brenda kupton gjithçka, dhe nuk është e këndshme. Jose Mourinho po e përjeton atë në lëkurën e tij, dhe unë jam afër tij sepse e kam kaluar para tij. M

e ose pa VAR ne fakt Roma eshte penalizuar shpesh. Ndoshta trajneri e mban mend kur ishte në pankinen e Interit dhe kishte episode te paqarta. Ne protestuam fort, vite më parë, dhe këtë Mourinho e di mirë.”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja pse fituesit e “Sanremo 2022” janë kaq të veçantë!

Story i radhës

Makinat bllokohen në trafik pas urbanëve, shkak mungesa e “xhepave” në stacione

Të fundit nga