Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Papër-Cërrik, në fshatin Valas, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin V. H., 56 vjeç, banues në Cërrik.
I cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
Si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.