makina perfshihet nga flaket zjarri shkakton deme edhe ne 8 vetura te tjera 627913ba2eda2

Makina përfshihet nga flakët, zjarri shkakton dëme edhe në 8 vetura të tjera

May 9, 2022
1 minut lexim

Në rrethana akoma të panjohuara një makinë është përfshirë nga flakët gjithshtu flakët kanë depërtuar edhe në disa makina rreth saj.

Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një supermarketi në Veternik të Prishtinës.

Veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale, teksa nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat vendase, zjarri është vënë nën kontroll por disa prej mjeteve janë shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 13:40 në Veterrnik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri i cili dyshohet se ka kapluar një  veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa vetura tjera të parkuara. Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrëfiksave të cilat kanë lokalizuar zjarrin.Për momentin nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive.”-thuhet në njoftimin e policisë./gazetaexpress.com

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

deputetja kosovare duda balje vizite ne komunen e cairit 627912129fb54
Story i mëparshëm

Deputetja kosovare Duda Balje vizitë në Komunën e Çairit

ne zhitoshe te prilepit ut prezantoi programe studimore per maturantet 62791afe43648
Story i radhës

Në Zhitoshë të Prilepit UT prezantoi programe studimore për maturantët

Të fundit nga

Alonso kërkon rinovimin e Modric te Real Madridi

Trajneri i ardhshëm i Real Madridit, Xabi Alonso, ka kërkuar nga presidenti Florentino Perez që t’i rinovojë kontratën e Luka Modricit. Mesfushorit kroat i skadon kontrata në fund të muajit qershor dhe
ShkoLartë