makina nga e cila u qellua kreshnik mujeci u perdor per nje ngjarje kriminale ne shkoder lala policia identifikoi shpejt autoret 69efba6fe30b3

“Makina nga e cila u qëllua Kreshnik Mujeci, u përdor për një ngjarje kriminale në Shkodër”, Lala: Policia identifikoi shpejt autorët

April 27, 2026
1 minut lexim

Detaje të reja kanë dalë në dritë për atentatin që ndodhi të dielën në Balldren të Lezhës, ku u vra Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.

E ftuar në “Studio 24”, gazetarja Klodiana Lala, tha se automjeti i përdorur në atentat dyshohet se është përdorur më herët edhe në një tjetër ngjarje kriminale në Shkodër.

Ajo përgëzoi punën e bërë nga sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit ku u bë e mundur identifikimi  shpejt i autorëve të dyshuar të ngjarjes.

“Një prej personave të shpallur në kërkim rezulton të ketë qenë i përfshirë edhe në një rast tjetër në Shkodër, ku dyshohet se ka kanosur dhe ka tentuar vrasjen e një personi tjetër, duke përdorur të njëjtën makinë”, tha Lala.

Gazetarja Lala tha se Mujeci ishte person me precedentë penalë dhe më herët ishte denoncuar edhe për dhunë në familje nga prindërit e tij.

Klodiana Lala: Policia e shtetit ka arritur të identifikojë autorët e dyshuar dhe ka një detaj interesant. se një nga personat e shpallur në kërkim  ka qenë i dyshuar për një ngjarje në Shkodër dhe personin që ka kanosur dhe ka tentuar ta vrasë atje e ka gjurmuar me të njëjtën makinën me të cilën vrau Kreshnik Mujecin dhe gruan e tij. Prindërit e kishin denoncuar për dhunë në familje. Ishte person me precedent penalë dhe i vështirë

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gola per feride rushitin presidente nese opozita gjen shibla nuk di cfare tjeter zgjidhje me dhene 69efba174d12b
Lajmi i mëparshëm

​Gola për Feride Rushitin presidente: Nëse opozita gjen ‘shibla’, nuk di çfarë tjetër zgjidhje me dhënë

ngerci ne ngushticen e hormuzit le 20000 detare te bllokuar ne anije mallrash 69efbabd018cc
Lajmi i radhës

Ngërçi në Ngushticën e Hormuzit lë 20,000 detarë të bllokuar në anije mallrash

Të fundit nga

ShkoLartë