​Makakët në Japoni vazhdojnë të sulmojnë njerëzit, gjuetarët vranë një

min lexim

Autoritetet lokale në qytetin japonez të Yamaguchi kanë njoftuar se kanë vrarë një nga, siç shkruan BBC, një “bandë majmunësh” që ka terrorizuar banorët e qytetit prej javësh. Deri më tani, makakët kanë plagosur pothuajse 50 njerëz në Yamaguchi.

Gjuetarët e gjetën kafshën në terrenin e shkollës së mesme dhe e futën në gjumë pasi u konfirmua se ai ishte pjesë e “bandës së majmunëve” përgjegjës për sulmet.

Autoritetet janë vënë në ndjekje të majmunëve që kur filluan sulmet ndaj të rriturve dhe fëmijëve rreth tri javë më parë. Shumica e lëndimeve ishin gërvishtje.

Ende raportohen incidente dhe kërkimet për majmunët e tjerë agresivë vazhdojnë. Është vlerësuar se majmuni i kapur ishte katër vjeç dhe rreth gjysmë metri i gjatë.

Makakët japonezë janë të zakonshëm në disa pjesë të Japonisë, dhe në disa zona ata janë dëmtues pasi hanë të lashtat dhe ndonjëherë hyjnë në shtëpi. Megjithatë, sulmet ndaj njerëzve janë të pazakonta, raporton BBC.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kamera 10x e Samsung mund të rikthehet tek Galaxy S23

Story i radhës

Kahn: Patëm bisedime brenda klubit për Ronaldon

Të fundit nga