Majlinda Keta: Të rinjtë vijnë në universitete me probleme të mëdha në gjuhën shqipe

April 18, 2022
1 minut lexim

Pedagogia Majlinda Keta, e ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis” shprehet e shqetësuar për formimin gjuhësor të studentëve. Ajo pohoi se në universitet vijnë të rinjt që kanë probleme të mëdha me gjuhën shqipe.

“Neve korrim atë çka reformimi më dinamik i parauniversitarit çon drejt auditoreve. Janë tre gjëra që mua më mundojnë shpirtin. Ne na vijnë të rinj me një strukturë të prishur logjike dhe argumentuese në gjuhën shqipe. Na vijnë të rinj që në maturën shtetërore thonë që zotërojnë kompetencën dixhitale, por nuk bëjnë dot një detyrë në Ëord. Ne na vijnë të rinj që marrin klasifikime shumë të vlerësueshme sipas klasifikimit të gjuhëve të huaja me parametra evropianë dhe kur ti i drejtohesh për një literaturë ti i shikon të pamundur, që do të thotë, ajo matura shtetërore e ka humbur tagrin për të qenë kalimi a moskalimi.”

Në studion e “Quo Vadis” ishte edhe Artan Shytaj, i cili e konsideroi akreditimin e nniversiteteve në Shqipëri, klientelist.

“Akreditimi është shumë problematik, është edhe klientelist ndonjëherë. Ka një ndarje të qartë të asaj që është akredetimi i strukturave publike nga strukturat jopublike, private. Madje, fjala publike është paksa e tepërt sepse janë shtetërore, janë institucione që mbahen me taksat e të gjithë neve. Pjesë dërrmuese. Duke qenë financimi më i madh nga ana e shtetit është pjesë e administratës shtetëror , edhe kjo krijon probleme.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas vdekjes së djalit, Real Madrid me mesazh për Ronaldon dhe Georgina

Story i radhës

Dimitrievski mori pjesë në Iftar së bashku me anëtarët e Këshillit të Komunës së Kumanovës

Të fundit nga

Trump po përgatit një takim me Putinin

A do të ndodhë gjithçka shumë shpejt? Donald Trump (74) edhe pse zyrtarisht merr detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, tashmë po planifikon takimin e tij

Granit Xhaka paralajmëron atë që pak kush e pret

Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës dhe futbollist i kampionit gjerman, Bayer Leveerkuseni, ka paralajmëruar pensionimin e tij nga kombëtarja.  “Si kapiten po mendon publikisht për herë të
ShkoLartë