Madridi në luftë për Vedat Muriqin, Mallorca kërkon shumën e majme

Vedat Muriqi po kalon në formë jetësore që nga transferimi i tij te Mallorca.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar tetë gola në këtë edicion të La Ligas spanjolle.

Drejtuesit e Mallorcas e kanë fiksuar në 38 milionë euro klauzolën e largimit të bomberit të Kosovës, ndërkohë që në skenë ka dalë Atletico Madrid sipas raportimeve të El Gol Digital.

Diego Simeone e cilëson 28-vjeçarin nga Prizreni si sulmuesin ideal për skemat e tij dhe si një nga zëvendësuesit e mundshëm të Joao Felix.

Alternativat janë francezi Marcus Thuram (M’Gladbach) dhe turku Enes Unal (Getafe).

Pas Realit e do edhe Atletico Madridi, mos vallë këto skuadra janë në luftë për Muriqin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Koreja e Jugut ngre avionët dhe lëshon të shtëna paralajmëruese ndaj dronëve të Koresë së Veriut

Story i radhës

Pensionet e Zvicrës për shqiptarët nuk do të rrjedhin aq shpejti në Shqipëri, siç u raportua. Jo para vitit 2024

Të fundit nga