Macroni bisedë telefonike me Kovaçevskin dhe Radevin

June 7, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, është shprehur i gatshëm të jetë nikoqir i përfaqësuesve të RMV-së dhe Bullgarisë, “kur të vijë koha”, për t`i ndihmuar Shkupin dhe Sofjen të arrijnë marrëveshje dypalëshe që do të mundësonte përfundimisht të hapen negociatat për anëtarësim të RMV-së në BE.

“Franca tashmë disa javë kërkon zgjidhje për kontestin midis dy vendeve fqinje” – ka njoftuar Pallati i Elyzesë pas bisedave të mbrëmshme telefonike të Presidentit Macron me Kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski dhe Presidentin bullgar, Rumen Radev.

Në komunikatë gjithashtu thuhet se Makroni në bisedat telefonike ka dhënë mbështetje të plotë për arritjen e marrëveshjes midis dy vendeve, që do të kontribuonte për fqinjësi të mirë dhe do ta përforconte perspektivën evropiane të RMV-së.

Bullgaria vazhdon ta bllokojë aderimin e RMV-së drejt BE-së që nga Nëntori 2020 për shkak të kontesteve që lidhen me gjuhën dhe historinë.

Në vitin 2019, Presidenti francez Macron, bashkë me dy vende anëtare të BE-së, vendosi veto për hapjen e negociatave aderuese të RMV-së dhe Shqipërisë, duke vlerësuar se nuk janë plotësuar kushtet për zgjerimin e BE-së me këto dy vende.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kapet piromani i klubit, “Vanço Mihajllov”, bëhet fjalë për një vip maqedonas?!

Story i radhës

Qyteti i Shkupit shpalli thirrje publike për ndarjen e bursave për sportistë, nxënës të shkollave të mesme

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë