Kapet piromani i klubit, “Vanço Mihajllov”, bëhet fjalë për një vip maqedonas?!

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka informuar se është kapur dhe arrestuar personi i cili i vuri flakën qendrës “Ivan Mihajlov” në Manastir.
“Është punuar ditë dhe natë që të kapet autori, janë marrë parasysh të gjitha faktet, ndërsa pas bisedave të realizuara, me urdhër gjyqësor është bërë bastisje në dy lokacione të cilat i shfrytëzon L.A (34) nga Manastiri,, ku janë gjetur dhe marrë mjete lidhur me veprën penale, pas çka personi është privuar nga liria”, ka shkruar Spasovski, transmeton SHENJA.
Gazeta “Slloboden Peçat”, jozyrtarisht shkruan se autori është këngëtari Llambe Allabakovski, i cili, kohë më parë ka ardhur me familjen nga SHBA për të jetuar në Maqedoni.

Story i mëparshëm

Lewandowski: Dua sfida të reja

Story i radhës

Macroni bisedë telefonike me Kovaçevskin dhe Radevin

Të fundit nga