Presidenti francez, Emanuel Macron pohoi se ekziston rreziku i përhapjes së luftës së Ukrainës në vendet përreth, gjatë pritjes së presidentes të Moldavisë, fqinjit të Ukrainës.
“Përhapja e konfliktit në vendet fqinje nuk mund të përjashtohet”, tha Macron, duke iu referuar “incidenteve të fundit” në rajonin moldav të Transnistrisë, ku trupat ruse janë vendosur tashmë dhe ku ka pasur shpërthime.
“Franca mbetet veçanërisht vigjilente për situatën e sigurisë në rajon”, tha presidenti francez gjatë takimit me Sandu Maiamd.
Ai vlerësoi ndihmën e moldavëve për ukrainasit, ku kjo ish-republikë e vogël pro-perëndimore sovjetike po përballet me një fluks refugjatësh nga Ukraina.
Macron u bëri thirrje liderëve evropianë që të japin një përgjigje të shpejtë ndaj kërkesës së Moldavisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Presidentja e Moldavisë Maya Sandu përshëndeti “iniciativën” e Macron për të formuar një komunitet politik evropian, i cili, sipas saj, do t’i lejonte Moldavisë të “përshpejtojë” anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.
Ndryshe, Moldavia aplikoi për anëtarësim në BE më 3 mars, ashtu si Gjeorgjia në të njëjtën ditë, ndërsa Ukraina aplikoi më 28 shkurt.