Macron kryeson anketat, pjesëmarrja në votime një pikëpyetje e madhe

April 6, 2022
min lexim

Presidenti Emmanuel Macron është kandidati që gëzon mbështetjen më të madhe mes elektoratit në garën presidenciale të Francës. Por dilema qëndron tek një pjesë e konsiderueshme e votuesve francezë që thonë se ende nuk kanë vendosur se për kë do të votojnë ose nëse do të votojnë në përgjithësi. Qëndrimi i kësaj pjese të elektoratit përbën pasiguri të madhe për zgjedhjet presidenciale.

Politikani centrist pro-Evropian, Emmanuel Macron, kryeson bindshëm përballë 11 kandidatëve të tjerë, sipas sondazheve para raundit të parë të zgjedhjeve që mbahen të dielën.

Por gjatë ditëve të fundit është shtuar mbështetja ndaj kundërshtares së tij kryesore, ushëheqëses së ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Të dy kandidatët janë në pozitë mjaft të mirë për t’u përballur në balotazh më 24 prill. Një gjë e tillë të kujton zgjedhjet e vitit 2017, të cilat zoti Macron i fitoi me lehtësi.

Por gjatë tubimit të tij të parë të madh të shtunën pranë Parisi, Presidenti Macron paralajmëroi se nuk ka “asnjë siguri”.

“Mos u besoni sondazheve apo komentatorëve që tingëllojnë sikur i dinë të gjitha, dhe ju thonë se …rezultati i zgjedhjeve dihen, se gjithçka do të do të jetë në rregull. Që nga Brexit apo shumë zgjedhje të tjera, ajo që shihet e pamundur, mund të ndodhë”, u tha zoti Macron mbështetësve të tij.

Sipas sondazheve, zonja Le Pen e ka ngushtuar ndjeshëm hendekun me zotin Macron, krahasuar me vitin 2017. Edhe pse e dyta mbas zotit Macron, zonja Le Pen ka përdorur strategjinë e saj të zgjuar dhe largpamëse duke zbutur retorikën dhe përmirësuar imazhin e saj. Kjo i ka mundësuar asaj që të fitojë mbështetjen e atyre që nuk e duan zotin Macron si dhe mbështetjen e ekstremit të djathtë.

Ditët e fundit, fushata e zotit Macron ka pësuar një goditje. Një raport i ri i Senatit francez vë në pikëpyetje përdorimin nga qeveria të konsulentëve privatë të kompanisë amerikane “McKinsey”, ndërsa e akuzon këtë të fundit për shmangie taksash. Organet franceze të drejtësisë njoftuan të mërkurën për hapjen e hetimeve paraprake lidhur me dyshimet për mashtime tatimore. Firma amerikane e konsulencës u kontraktua për të këshilluar qeverinë franceze lidhur me fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 si dhe për politika të tjera.

Kjo është po u jep energji rivalëve të zotit Macron në fushatën presidenciale.

Shumë në kampin e zotit Macron kanë frikë se mbështetësit e tij mund të mos dalin në votime, sepse ata mendojnë se ai do të fitojë, ndërsa kundërshtarët do të sigurohen që të shprehin zemërimin ndaj tij përmes votës.

Në vendin e tretë, sipas anketave, renditet udhëheqësi i ekstremit të majtë, Jean-Luc Mélenchon, i cili e ka rritur mbështetjen e tij, por ende shumë larg zonjës Le Pen.

Një tjetër kandidat i ekstremit të djathtë, Eric Zemmour, dhe konkurrentja konservatore Valérie Pécresse janë mes sfiduesve të tjerë kryesorë. Raundi i parë i së dielës do të përcaktojë dy kandidatët kryesorë për balotazh./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ristani: Vendimi i Gjykatës, në bazë të provave

Story i radhës

Usyk nuk mund të ndalet së menduari për luftën

Të fundit nga

ShkoLartë