Macron kërkon solidaritet nga Gjermania për çështjen e energjisë

October 17, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i bëri thirrje Gjermanisë që të jetë në solidaritet me Evropën lidhur me krizën energjetike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë speciale për një gazetë franceze, Macron vuri në dukje se Evropa po kalon një proces të ngjashëm me krizën e COVID-19.

Macron i bëri thirrje Gjermanisë për solidaritet me Evropën përballë çmimeve në rritje të energjisë. “Nuk mund të ndërmarrim politika kombëtare sepse kjo shkakton çekuilibër në kontinentin e Evropës”, ka theksuar presidenti francez.

Zbatimi i një strategjie evropiane dhe jo të strategjive kombëtare do të ishte më i qëndrueshëm në kontinent, vlerësoi Macron, i cili vuri në dukje se bashkëpunimi Francë-Gjermani mund ta përballojë këtë.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në fund të shtatorit kishte deklaruar se do të formohet një fond në vlerën e 200 miliardë euro për të mbrojtur konsumatorët dhe kompanitë brenda Gjermanisë nga kostot e larta të energjisë.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pesë skenarët e rinj për Ukrainën: Ja se si mund të përfundojë lufta

Story i radhës

Telashe të reja për PSG-në, do të hetohet transferimi i Messit

Të fundit nga

Trump po përgatit një takim me Putinin

A do të ndodhë gjithçka shumë shpejt? Donald Trump (74) edhe pse zyrtarisht merr detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, tashmë po planifikon takimin e tij
ShkoLartë