Ma mirë një Mik: “Malsor” nga Veriu se, një “intelektual” i “sokakut budallejve”!

April 7, 2022
min lexim

E shkreta peshore, në doren kujt ka mbetë!

Ja ku e keni peshoren! Po kje se nuk i besoni fjalës sime, provoni e merrni një Malcuer nga Veriu, që ju e thirrni “Malok” dhe, peshonje me një prej të “dijtunve” ose “intelektualve” të Sokakut të budallajve të Gjirokastres!

Kam pasë fatin me njohë shumë Malcorë të Veriut, tue fillue nga mësuesit, klerikët dhe njerzit e thjeshtë, me të cilët jemi ulë edhe nder sofrat e tyne të rrumbullakta, ku kishte siper të gjitha të mirat vue nga stajanicat e tyne aq sa të nderueme po, edhe bujaresha të paharrueshme per mazen e çapres…

Per me njohë Malcorin e Veriut, mjafton me i trokitë në portare në një natë të ftohët dimni, dhe shifni me sytë tuej ma të vjetrin e shtëpisë, kah merr një cung lisit dhe ia shton zjarrit të deri atëhershem per nderimin tand!

E pa kalue pesë minuta, sa je ulë pranë votres, ia mërrinë nusja e shtëpisë me tabake në dorë, ku per me lagë gojen ajo sjellë edhe gotat e rakisë. E, sa per shka pergatitet per atë darkë, nuk do të flas fare se nuk mungonte asgja!

Shqiptarët e vertetë të Veriut kanë të daltueme në ballë “tri BBB”: Bujari, Besë dhe Burrni. Pa shkue ma gjatë më thoni Ju lutem: Cila nga këto cilsi i ka mungue Atij Burrë që e kemi njoh të gjithë, të Ndjerit Zeqir Lushaj?!

E Shqipnia e Veriut sot ka prap Burra si ishte Zeqir Lushaj ynë i Nderuem!

Pa dashtë me fye njeri, do të ju kujtoj vetem një fakt: Tue fillue nga njerzit e vet të gjakut e tue shkue deri në lumin e Shkumbinit, per me dijtë se deri ku ka mërrijtë prej “sokakut të budallenjve” vllavrasja, paburrnia e pabesija, lexoni ju lutem porosinë e Këtij Burri, i dënuemi Muntaz Kokalari kur thotë se jeta e tij dhe e miqve të tij, “ishte në rrezik nga bashtua i Gjirokastrës E. Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh… fatkeqësi e kombit tonë dhe Shqipërisë se gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar …jashtë…mbeti pas kabareve, kazinove etj…Po kam besim se këtij batakçiu, bashkë me djajtë e kuq, së shpejti ka për t’i dalë boja”.

E pra, jo vetem që nuk po i del boja, por ata edhe po mundohen me na e “rilindë monstren e atij tirani barbar” prap sot në Shekullin e XXI.

Ah i shkreti Popull Shqiptar, shumë skandalet po i bjen me provue!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Flasin amerikanët e mbetur në Ukrainë

Story i radhës

CNN shpall pasaportat më të fuqishme në botë, ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Të fundit nga

ShkoLartë