Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Yuriy Sak, i tha BBC-së se qyteti i Lysychansk nuk është nën “kontrollin e plotë” të forcave ruse, pavarësisht pretendimeve të Moskës se qyteti ka rënë, përcjell Bota sot.
Por ai shtoi se situata në qytet kishte qenë “shumë intensive për një kohë të gjatë tani” me forcat tokësore ruse që “sulmojnë qytetin pa pushim”.
“Për ukrainasit, vlera e jetës njerëzore është një përparësi kryesore, kështu që ndonjëherë ne mund të tërhiqemi nga zona të caktuara në mënyrë që t’i rimarrëm ato në të ardhmen,” shtoi ai.