Disa shprehje për dashurinë ndaj vetes, të cilat do të të mbushin me pozitivitet

Nëse nuk duam së pari veten, nuk mund të ndërtojmë të tjera raporte, ndaj përmes këtyre shprehjeve të kujtojmë sa e rëndësishme është dashuria ndaj vetes, trupit dhe mendjes.

#1 Ditën e sotme do ta shpenzoj duke kaluar kohë me veten dhe duke i thënë asaj se është e sigurt, e adhurueshme dhe gjithmonë zgjedhja e parë.

#2 Veprimi më i guximshëm që mund të bësh është të duash veten, edhe kur mendon se askush nuk të do.

#3 Hej, trajtoje veten me shumë mirësjellje, njësoj siç trajton personin tënd të preferuar. Madje, edhe më mirë është të kesh veten person të preferuar.

#4 Luleve u duhet kohë që të çelin, ty gjithashtu. Mos e streso veten. Momenti yt po vjen!

#5 Dashuria për veten dhe lumturia nuk kërkohen, por krijohen. Çdo ditë bëj diçka që të lumturon dhe që të rikujton sa shumë e do veten.

#6 Askush nuk mundet ta përcaktojë vlerën tënde. Ato që kanë rëndësi janë vetëm ideja dhe dashuria që ke ti për veten.

#7 Një duartrokitje për veten, sepse muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të lehtë, por ja ku jam, gati për të jetuar!

#8 T’u thuash “JO” gjërave që të bëjnë të ndihesh keq është një akt heroik i dashurisë për veten!

#9 Paqja jote është më e rëndësishme se aprovimi i të tjerëve.

#10 Po kërkon personin që do të të ndryshojë jetën? Shiko pasqyrën!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pakënaqësi për kampin e hendbollit në Gjakovë!

Story i radhës

Lysychansk nuk është nën “kontrollin e plotë” të forcave ruse

Të fundit nga