Lyoni kualifikohet në çerekfinale të Europa League në futboll.
Lyoni si vendas barazon me rezultat 1:1 me Porton, por falë fitores (1:0) në takimin e parë kualifikohet më tej.
Futbollisti Dembele shënon në minutën e 13-të për Lyonin dhe Pepe në atë të 27-tën për Porton.
Lyoni shkon më tej dhe synon finalen e madhe të kësaj gare.