lvv nenshkruan koalicionin parazgjedhor me tri parti 69fd91cc7e645

LVV nënshkruan koalicionin parazgjedhor me tri parti

May 8, 2026
1 minut lexim

Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo, Partia Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane nënshkruan marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor.

Sipas partisë Guxo, ky nuk është një bashkim i përkohshëm, por një qëndrim politik i vendosur për të qeverisur me përgjegjësi, për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për ta vendosur qytetarin e Republikës në qendër të çdo vendimi.

Ne hyjmë në këtë marrëveshje me bindjen se shteti forcohet vetëm përmes drejtësisë që vepron, institucioneve që funksionojnë dhe një qeverisjeje që nuk i shmanget llogaridhënies”, thuhet në një postim në Facebook, transmeton “Bota sot”.

Njoftimi i plotë

Sot u vulos vazhdimi i një rruge të përbashkët politike: Partia GUXO, Lëvizja VETËVENDOSJE!, Partia ALTERNATIVA dhe Partia Shqiptare Demokristiane nënshkruan Marrëveshjen e Koalicionit, si angazhim i qartë përpara qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ky nuk është një bashkim i përkohshëm, por një qëndrim politik i vendosur për të qeverisur me përgjegjësi, për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për ta vendosur qytetarin e Republikës në qendër të çdo vendimi.

Ne hyjmë në këtë marrëveshje me bindjen se shteti forcohet vetëm përmes drejtësisë që vepron, institucioneve që funksionojnë dhe një qeverisjeje që nuk i shmanget llogaridhënies. Lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia qytetare nuk janë premtime, por detyrime që burojnë nga besimi i qytetarëve.

Ky koalicion përfaqëson stabilitet, drejtim dhe qartësi politike: një Republikë më të fortë brenda dhe më të sigurt jashtë, me orientim të palëkundur euroatlantik dhe me partneritete strategjike të konsoliduara.

Partia GUXO qëndron në këtë bashkim me përgjegjësi të plotë, për të garantuar se politika nuk mbetet fjalë, por kthehet në veprim që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

perplasja ne ngushticen e hormuzit trump armepushimi me iranin mbetet ne fuqi 69fd90e6b0e4f
Lajmi i mëparshëm

Përplasja në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Armëpushimi me Iranin mbetet në fuqi

kembimi valutor 8 maj me sa blihen e shiten dollari dhe euro cfare ndodh me monedhat e tjera 69fd92336dd2c
Lajmi i radhës

Këmbimi valutor 8 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Të fundit nga

ShkoLartë