lvv ja shkon ne 51 mandate pas numerimit te nje pjese te votave nga diaspora 6a2dd0529abb0

LVV-ja shkon në 51 mandate pas numërimit të një pjese të votave nga diaspora

June 13, 2026
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave të ardhura nga diaspora, ndërsa deri më tani janë numëruar 28 kuti që u përkasin komunave të ndryshme të Kosovës.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë mbështetjen më të madhe nga votuesit jashtë vendit, duke siguruar 7.146 vota apo 69.50 për qind të votave të numëruara deri më tani.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e dyta me 1.762 vota apo 17.14 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 662 vota, përkatësisht 6.44 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 496 vota ose 4.82 për qind të votave të numëruara nga diaspora.

Bazuar në këto rezultate paraprake, Lëvizja Vetëvendosje arrin në 51 mandate në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bie në shtatë ulëse.

Sipas projeksionit aktual të mandateve, LVV-ja ka 325.304 vota ose 44.58 për qind, duke siguruar 51 ulëse. Partia Demokratike e Kosovës mbetet forca e dytë me 149.824 vota apo 20.53 për qind dhe 23 mandate.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 125.970 vota ose 17.26 për qind, që përkthehen në 19 ulëse në Kuvend, ndërsa AAK-ja ka siguruar 50.967 vota apo 6.98 për qind, duke mbetur me shtatë mandate.

Procesi i numërimit të votave nga diaspora pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

po mbytej ne vardar deshmitari dhe mjeket i shpetojne jeten 83 vjecarit 6a2db9cce425b
Lajmi i mëparshëm

Po mbytej në Vardar, dëshmitari dhe mjekët i shpëtojnë jetën 83-vjeçarit

19 vjecari babait tim i vdiq pacienti per oksigjen ne ambulance 6a2dd0d1b5aef
Lajmi i radhës

19-vjeçari: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë

Të fundit nga

ShkoLartë