po mbytej ne vardar deshmitari dhe mjeket i shpetojne jeten 83 vjecarit 6a2db9cce425b

Po mbytej në Vardar, dëshmitari dhe mjekët i shpëtojnë jetën 83-vjeçarit

June 13, 2026
1 minut lexim
ide vardar nosi gjubre nivoto na rekite vo makedonija na kritichno nivo 197427 780x439 1

Një i moshuar 83-vjeçar është nxjerrë ditën e djeshme nga lumi Vardar, në zonën e Karposhit në Shkup, teksa po mbytej. Falë ndërhyrjes së shpejtë të një dëshmitari okular dhe shërbimeve mjekësore, ai ka shpëtuar dhe është dërguar menjëherë në spital.

​Sipas njoftimit të policisë, më datë 12.06.2026 në orën 07:40, në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 07:00 nga lumi Vardar është nxjerrë një person i gjinisë mashkullore që po mbytej.

​Bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale D.I. (83) nga Shkupi, i cili, sipas informacioneve të para, kishte probleme shëndetësore.

​Pasi i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore – Shkup, ai është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup, ku do t’i nënshtrohet trajtimit të mëtejshëm mjekësor.
​Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i inspektimit të SPB Shkup.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pese finalistet e spektaklit ferma vip 3 kush prej tyre do te jete fituesi i ketij edicioni 6a2db5dbb9047
Lajmi i mëparshëm

Pesë finalistët e spektaklit ‘Ferma VIP 3’ – kush prej tyre do të jetë fituesi i këtij edicioni?

lvv ja shkon ne 51 mandate pas numerimit te nje pjese te votave nga diaspora 6a2dd0529abb0
Lajmi i radhës

LVV-ja shkon në 51 mandate pas numërimit të një pjese të votave nga diaspora

Të fundit nga

ShkoLartë