Luza Gega heq dorë nga spektakli i kërcimit “Dance Albania”, ja cila ishte arsyeja e fortë që e shtyu sportisten të merrte një vendim të tillë

min lexim

Luiza Gega vendosi të largohej nga gara e kërcimit në “Dance Albania”.

Arsyeja që e çoi sportisten të marrë një vendim të tillë janë pikërisht angazhimet e saj në sport.

Luiza u shpreh gjatë puntatës se djeshme se për performancën e saj iu desh vetëm një ditë provë për shkak të impenjimeve që ka në sport.

“Kur e shikoja këtë program nga jashtë dukej si diçka argëtuese. Kur erdha këtu, kuptova që kërkon shumë impenjim. E kam të pamundur të jap më të mirën time. Për këtë koreografi kam bërë vetëm një ditë provë. Por nuk është maksimumi, unë dua të jap maksimumin”- u shpreh Luiza.

“Uroj shumë që sado të kem përcjellë diçka, e di që mundem shumë më shumë se kaq sepse ndonjëherë i di aftësitë e tua dhe e di që po përkushtohem pork y nuk është maksimumi im sepse nuk e jap për shkak të kohës. Ju lutem të më mirëkuptoni juria, jam shumë e lumtur që isha pjesë e kësaj, duke pasur një juri si Klaudia, Ermal, Iliri. Uroj që produksioni të më mirëkuptojë, zysh Enada që ka bërë një punë të mrekullueshme me mua, Kristi gjithashtu. I gjithë publiku që rradhën e kaluar kam marrë komente sikur të kisha fituar një garë si kampionë Europe, komente pozitive pafund. Më vjen vërtet keq që e ndërpres këtë eksperiencë kaq të bukur për mua”

Në fund sportistja u shpreh se ky spektakël ishte dhe një ëndërr shumë e bukur për të.

“Ka qenë një ëndërr shumë e bukur, sinqerisht nuk e mendoja që do ta shijoja kaq shumë dhe që do të merrja kaq dashuri nga të gjithë ju, përveç asaj që unë bëj. Mos më bëni të qaj sepse jam natyrë që prekem dhe dua ta mbaj këtë si një eksperiencë të bukur dhe një kujtim vërtet, pse jo nga mtë të bukurat e jetës time”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rritja e çmimit të energjisë/ Lapaj: 900 mijë qytetarë nuk e paguajnë dot! ERE funksionon me urdhër politik!

Story i radhës

Haaland po projektohet për rekordin historik ndaj Messit dhe Ronaldos

Të fundit nga