Lutje e përbashkët e besimtarëve të të gjitha feve në Finlandë për Ukrainën

Sot nga ora 10:00 deri më 11:00 (lokale) në Lutjen e Përbashkët për Ukrainën, organizuar në Kishën e lagjes Alppila të Helsinkit në Finlandë, u mblodhën Drejtuesit dhe besimtarë të të gjitha feve dhe nënsekteve të tyre, të ndjekura aktualisht në Finlandë – të krishterë, myslimanë dhe çifutë.

Në Lutjet e tyre Drejtuesit e të gjitha feve përçuan shpresën për dhënien fund të luftës në Ukrainë.

Ata shprehen njëkohësisht gatishmërinë e besimtarëve për të ndihmuar popullin ukrainas  – viktimë e agresionit kriminal rus.

Image

Pamje nga lutjet

Transmetimi direkt në Kanalin kryesor televiziv YLE/TV1, i lajmëruar që para një jave, u ndoq pothuajse prej të gjithë teleshikuesve në të katër anët e Finlandës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Proteston kundër rritjes së çmimeve, qytetari befason me vendimin e tij, ja çfarë po iu shpërndan sot policëve

Story i radhës

Universi do të të dërgojë personin e duhur në kohën e duhur!

Të fundit nga