Deputeti i Partisë Demokratike, Mërgim Lushtaku, i cili u bë kryetemë e lajmeve pas përleshjes së ndodhur në Kuvend ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes.
Por, përveç kësaj ai drejtoi edhe një sërë akuzash ndaj Qeverisë Kurti, teksa tha se PDK-ja nuk do të ndalet deri në rrëzimin e kësaj Qeverie.
“Ne do të vazhdojmë derisa ta rrëzojmë këtë Qeveri dhe do të ndërmarrim edhe hapa të tjerë për të gjetur zgjidhje për ta bërë këtë”, u shpreh ai.
Lushtaku foli edhe për miratimin e projektligjit për pagën minimale prej 264 eurosh, teksa tha se kjo është skandaloze dhe është një “mashtrim tjetër” i kryeministrit Kurti.
Ai tha se kjo është e pamjaftueshme, sepse 264 euro një personi i duhen vetëm për udhëtim apo vetëm për qira.